Tek ne ka filluar dimri por në Australi, temperatura pritet të shkojë në 47 gradë

Tek ne ka filluar dimri por në Australi, temperatura pritet të shkojë në 47 gradë

11:00, 24/12/2018
A+ Aa A-

Australia pritet të goditet nga një valë e të nxehtit të madh gjatë kësaj jave, e cila mund ta thyejë edhe rekordin e temperaturës maksimale për muajin dhjetor. Autoritetet e rajonit të Viktorias kanë lëshuar alarm për disa pjesë të këtij vendi për shkak të rreziqeve shëndetësore dhe rrezikut të zjarrit. Alarme janë lëshuar edhe në Australinë perëndimore, jugore dhe në Tasmani.

Rajoni Kimberley në pjesën perëndimore të Australisë është njëri nga vendet që mund ta thyejë rekordin e temperaturës më të lartë. Atje temperatura pritet të arrijë në 47 gradë Celsius, duke e thyer kështu rekordin e mëparshëm vjetor prej 46.5 gradësh. Temperatura mbi dyzet gradë pritet të ketë edhe në pjesën e brendshme kontinentale të Australisë Jugore.

“Në përgjithësi, temperatura mesatare gjatë Krishtlindjeve në pjesën jugore të vendit do të jetë gjashtë deri dymbëdhjetë gradë më e lartë se mesatarja e zakonshme”, tha Sarah Fitton, meteorologe e motit ekstrem në Byronë e Meteorologjisë. 

Rajoni Queensland është i vetmi vend që pritet të ketë temperatura më të ulëta se mesatarja. Meteorologia ka thënë se qielli i Australisë nuk ka vranësira, prandaj pritet që kjo valë e të nxehtit të vazhdojë, shkruan “The Guardian”,


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco