Trump telefonon Erdogan për Sirinë: Mbaruam punë, është e juaja

Trump telefonon Erdogan për Sirinë: Mbaruam punë, është e juaja

10:42, 24/12/2018
A+ Aa A-

Gjatë një bisede telefonike më 14 dhjetor mes Trump dhe Erdogan, mësohet se presidenti amerikan i ka thënë homologut të tij turk në lidhje me Sirinë: “Është e gjitha e juaja, ne mbaruam punë”.

Erdogan po i shpjegonte Trump-it problemet që vinin si pasojë e pranisë së SHBA-së në Irak dhe Siri. Ai ka kërkuar që Amerika të largohet që atje për shkak se ISIS është mposhtur thuajse plotësisht. Presidenti Trump, ka njoftuar të mërkurën tërheqjen e trupave amerikane nga Siria.

Trump i ka kërkuar Erdoganit garanci se do të jetë Turqia ajo që do të vazhdojë luftën kundër shtetit islamik. Për këtë ai ka marrë zotimin e kreut të shtetit turk.

Pas tërheqjes së amerikanëve, Izraeli ka marrë përsipër të luftojë prezencën e Iranit në Siri.
Lëvizja e Trumpit, që ka shkaktuar shqetësim të madh mes aleatëve, u pasua nga dy dorëheqje të rëndësishme: E para, dhe më thelbësorja ishte ajo e sekretarit të mbrojtjes James Mattis, e pas tij dorëheqjen e dha dhe i dërguari i posaçëm amerikan në koalicionin global që lufton Shtetin Islamik, Brett McGurk.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco