“Der Spiegel” pranon fajin për skandalin e lajmeve të rreme të gazetarit të saj

“Der Spiegel” pranon fajin për skandalin e lajmeve të rreme të gazetarit të saj

14:27, 23/12/2018
A+ Aa A-

Për skandalin e lajmeve të rreme në Gjermani ka reaguar edhe Shtëpia e Bardhë, duke thënë se ky rast është dëshmi e paragjykimeve institucionale në medie kundër Amerikës. Gazetari i lajmeve të rreme kishte raportuar disa herë nga Shtetet e Bashkuara.

Në mesin e shkrimeve të rreme ishte edhe një shkrim për një grua amerikane që udhëtonte me autobus nëpër SHBA për të qenë dëshmitare e ekzekutimeve me vdekje. Më vonë u dëshmua se ky shkrim ishte tërësisht i falsifikuar. Revista “Der Spiegel” dje e publikoi një shkrim përmes së cilit e pranon fajin e skandalit. Në 23 faqe të revistës trajtohet hollësisht skandali i lajmeve të rreme, ndërsa lavdërohet kolegu i gazetarit, Juan Moreno, i cili e zbuloi skandalin.

“Shtëpia jonë është e shokuar. Ajo që na ka ndodhur neve është gjëja më e keqe që mund t’i ndodhë një stafi redaktorësh”, thuhet në shkrimin kryesor. Revista e akuzon ish-gazetarin e saj se është mbështetur në imagjinatën e tij, e jo në hulumtime. Në një shkrim tjetër prej dhjetë faqesh, të titulluar “Ankthi i natës”, përshkruhet në hollësi mënyra se si është zbuluar skandali. Moreno kishte vepruar në kundërshtim me vullnetin e redaktorëve dhe kishte nisur ta hetonte punën e kolegut të tij. Për këtë arsye ai kishte rrezikuar edhe të shkarkohej.

Mediet gjermane ende po i vuajnë pasojat e këtij skandali. Para se të punësohej në revistën “Der Spiegel”, ish-gazetari kishte punuar edhe për gazetën “Die Welt”, prandaj kjo gazetë ka filluar ta hetojë vërtetësinë e artikujve të publikuar më herët. Ekziston frika se ky skandal do të përdoret nga e djathta ekstreme për të nxitur mosbesim edhe më të madh në medie sepse ata kanë një histori të gjatë të sulmit ndaj shtypit, shkruan “The Guardian”.


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco