Tragjedia: Nxirren nga miniera trupat e 9 minatorëve të vdekur

Tragjedia: Nxirren nga miniera trupat e 9 minatorëve të vdekur

12:59, 23/12/2018
A+ Aa A-

Autoritetet në Rusi kanë njoftuar se kanë nxjerr trupat e nëntë minatorëve, të cilët ishin bllokuar në një minierë të kaliumit, pas ajo u përfshi nga zjarri.

Fillimisht ishte raportuar se autoritetet kanë gjetur trupat e tetë minatorëve, por më pas u konfirmua se numri është nëntë. Miniera e prodhuesit rus, Uralkali që gjendet në qytetin Solikamsk më 22 dhjetor u përfshi nga zjarri.

Guvenatori i Prem Krai, Maxim Reshetnikov tha se “ne kemi bërë gjithçka që është e mundur për të shpëtuar nëntë minatorët”.

“Kemi bërë gjashtë përpjekje për të arritur te minatorët, por përpjekjet për të shuar zjarrin dështuan”, shtoi ai.

Zjarri shpërtheu në një thellësi prej 340 metrash në minierën në Solikamsk, që gjendet 2015 kilometra larg qytetit Perm.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco