Bloomberg: Trump, në prag të shkarkimit të kreut të Rezervës Federale

Bloomberg: Trump, në prag të shkarkimit të kreut të Rezervës Federale

09:52, 23/12/2018
A+ Aa A-

Presidenti Donald Trump ka diskutuar mundësinë e shkarkimit nga detyra të kreut të Rezervës Federale Jerome Powell, njoftoi gazeta Bloomberg të shtunën.

Duke përmendur katër njerëz në dijeni të këtyre diskutimeve, Bloomberg njoftoi se presidenti Trump është bërë më i irrituar me zotin Powell pas disa muajsh humbjesh në tregjet e aksioneve dhe për shkak të rritjes së normës së interesit nga Bankës Qendrore të mërkurën.

Këshilltarët thuhet se e kanë paralajmëruar presidentin Trump se shkarkimi i zotit Powell do të rriste turbulencat në tregjet financiare, por ata thanë se presidenti Trump e ka diskutuar shumë herë këtë çështje ditët e fundit.

Burimet që folën me Bloombergun në kushte anonimiteti nuk ishin të bindura se presidenti Trump do të shkarkonte zotin Powell dhe shpresonin se zemërimi i presidentit për situatën do të fashitet gjatë pushimeve.

Shtëpia e Bardhë dhe Rezerva Federale nuk kanë pranuar të komentojnë.

Shkarkimi i zotit Powell do të vinte pas disa javësh humbjesh të mëdha në tregjet e aksioneve. Të premten, aksionet mbyllën javën e tyre më të dobët që nga viti 2011, me indeksin S & P 500 që ra më shumë se 7 për qind.

Presidenti Trump ka qenë i zënë me ndryshimet në administratën e tij që nga zgjedhjet e mesmandatit në nëntor. Ai ka njoftuar largimin e Prokurorit të Përgjithshëm Jeff Sessions, shefit të personelit të Shtëpisë së Bardhë John Kelly, Sekretarit të Burimeve Natyrore Ryan Zinke dhe Sekretarit të Mbrojtjes James Mattis. VoA

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco