Cunami i Indonezisë, momenti i tmerrshëm kur valët përpijnë skenën ku po këndonte grupi ‘Seventeen’

Cunami i Indonezisë, momenti i tmerrshëm kur valët përpijnë skenën ku po këndonte grupi ‘Seventeen’

08:42, 23/12/2018
A+ Aa A-

Grupi rrok "Seventeen" i njohur në Xhakarta konfirmoi se basisti i tyre dhe menaxheri ishin vrarë kur dallgë të mëdha goditën plazhet rreth Sunda Strait.

Grupi muzikor dhe fansat e tyre u përpinë nga cunami vdekjeprurës që goditi Indonezinë dhe ka vrarë së paku 168 persona, shkrun The Guardian.

Filmimet e frikshme tregojnë momentin kur valët e mëdha e kanë zhdukur skenën ku banda Seventeen interpretonte në resortin e pushimit në Tanjug Lesung të shtunën mbrëma.

Njerëzit dëgjohen si ikin duke ulëritur për t’i shpëtuar ujit të tërbuar.

745 persona të tjerë janë plagosur, tha Agjensia për Zbutjen e fatkeqësive.

Basisti i grupit, Bani dhe menaxheri Oki me shumë mundësi janë të vdekur.

Këngëtari kryesor, Riefian ‘ifan’ Fajarsyah publikoi më vonë një video në Instagram./ar.sh/SYRI.NET

     

     

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco