Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta para bashkisë së Tiranës

FOTO/ Cunami vdekjeprurës godet Indonezinë, qindra të vdekur dhe të plagosur

FOTO/ Cunami vdekjeprurës godet Indonezinë, qindra të vdekur dhe të plagosur

08:26, 23/12/2018
A+ Aa A-

Së paku 168 persona janë vrarë dhe 745 janë plagosur pas një cunami që goditi brigjet e Sunda Strait në Indonezi, njoftuan autoritetet zyrtare.

Agjencia e menaxhimit të fatkeqësive tha se qindra ndërtesa u dëmtuan nga cunami i të shtunës. Sipas saj, shkaku i cunamit ishte rrëshkitja e dheut nën det pas shpërthimit të vullkanit Krakatoa.

Ngushtica midis ishujve Java dhe Sumtra lidh detin Java me oqeanin Indian.

Numri i të vdekurve pas cunamit, që ndodhi në orën 21:30 me orën lokale ose 14:30 GMT të së shtunës, ka gjasa të rritet më shumë. Vdekje janë raportuar në rajonet  Pandeglang, Lampung dhe Serang.

Ndër zonat e goditura ishte resorti në plazh në perëndim të Java. Nuk kishte pasur paralajmërim për valët.

Videot e shpërndara në rrjetet sociale tregojnë sesi një valë e madhe u përplas mbi një tendë të resortit në të cilin një bandë rroku indoneziane, e njohur, Seventeen, ishte duke interpretuar. Anëtarë e bandës u zhdukën pasi vala shkatërroi skenën.

Në një video në Instagram, këngëtari Riefin Fajarsyah tha se basisti dhe menaxheri i bandës kishin vdekur, ndërsa tre të tjerë dhe gruaja e tij, ishin të zhdukur.

Zëdhënësi kombëtar i agjensisë së fatkeqësive në Indonezi, Sutopo Purwo Nugroho tha se kishte pasur dy valë./ar.sh/SYRI.NET

 


 


 

     

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco