VIDEO/ Babagjyshët rivalë grushtohen në rrugë

VIDEO/ Babagjyshët rivalë grushtohen në rrugë

06:59, 22/12/2018
A+ Aa A-

Tashmë edhe Babagjyshët kanë filluar ta shikojnë veten si konkurentë njëri me tjetrin. Një incident shumë i ndyrë ka ndodhur në Ukrainë.

Dy burra të veshur si Babygjyshë janë rrahur me njëri-tjetrin në rrugë në qytetin ukrainas Odessa. Ndërkohë fëmijët që u bënë dëshmitarë të ngjarjes së 'shëmtuar' filluan duke qarë.

Video virale tregon përleshjen e dhunshme mes Babagjyshëve konkurrentë. Kalimtarët u përpoqën për të ndërhyrë në mënyrë që të qetësonin situatën.

Beteja filloi kur një vajzë e vogël pozoi për një foto me dy Babagjyshët. Por njëri prej tyre i kërkoi konkurrentit që të largohej menjëherë.

Por Babagjyshi nuk pranoi të largohej dhe menjëherë plasi sherri.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco