Anulohen fluturimet, shkaku i pabesueshëm

Anulohen fluturimet, shkaku i pabesueshëm

20:12, 21/12/2018
A+ Aa A-

Fluturimet në aeroportin Gatëick të Londrës në Britani të Madhe janë pezulluar përsëri për shkak të një droni. Një zëdhënëse e aeroportit tha se dyshohet të jetë zbuluar një tjetër dron që fluturon pranë pistës, raporton BBC.

Teksa po zhvillohen hetimet paraprake rreth kësaj çështje, fluturimet u pezulluan si një masë e përkohshme. Aeroplanët që duhet të uleshin, po fluturojnë mbi aeroport. Ministria e Mbrojtjes nuk e ka konfirmuar zbulimin e një droni, ndërsa policia tha se është duke hetuar.

Kjo është hera e dytë brenda brenda dy ditëve që fluturimet në aeroportin e Gatëick pezullohen. Të mërkurën aeroporti u mbyll për më shumë se një ditë pas zbulimit të një droni që fluturonte aty pranë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco