Protestat në Gaza, 1 i vrarë dhe 25 të plagosur nga ndërhyrja izraelite

Protestat në Gaza, 1 i vrarë dhe 25 të plagosur nga ndërhyrja izraelite

19:39, 21/12/2018
A+ Aa A-

Katër palestinezë janë plagosur si pasojë e ndërhyrjes së ushtarëve izraelitë në protestat paqësore nën moton “Marshi i Kthimit të Madh” në kufirin e Gazës nën rrethim.

Në një deklaratë me shkrim nga Ministria e Shëndetësisë Palestineze në Gaza thuhet se katër persona janë plagosur si pasojë e gjuajtjes me armë zjarri nga ushtarët izraelitë ndaj palestinezëve të cilët protestonin në kufirin e Gazës.

Në deklaratë nuk janë dhënë informacione të detajuara në lidhje me gjendjen shëndetësore të të plagosurve.

Palestinezët që nga 30 marsi organizojnë protesta të rregullta paqësore nën moton "Marshi i Kthimit të Madh" në kufirin e Rripit të Gazës me Izraelin.

Ndërkohë, ushtarët izraelitë hapin zjarr me plumba të vërtetë ndaj palestinezëve të cilët kërkojnë "kthimin në tokat nga të cilat janë dëbuar dhe heqjen e bllokadës së paligjshme ndaj Gazës që nga viti 2006".

Mbi 220 palestinezë kanë rënë dëshmorë nga ndërhyrjet e ushtarëve izraelitë ndaj protestave paqësore të cilat vazhdojnë nga 30 marsi e deri më tani.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco