Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Narcos-Xibraka, Olsi Rama në krye të bandës?

Arabia Saudite ndryshime në shërbimin sekret pas vrasjes së Khashoggit

Arabia Saudite ndryshime në shërbimin sekret pas vrasjes së Khashoggit

10:13, 21/12/2018
A+ Aa A-

Arabia Saudite ka thënë se është duke krijuar organe qeveritare për të rritur mbikëqyrjen e operacioneve të saj të intelegjencës, në kohën kur ka një zemërim ndërkomabëtar për vrasjen e gazetarit Jamal Khashoggit.

Mbretëria ka thënë se Khashoggi u vra në konsullatën e Stambollit më dy tetor në një “operacion mashtrues” të udhëhequr nga nënkryetari i sekretarit të atëhershëm të inteligjencës, Ahmad al-Assiri dhe këshilltari i gjykatës mbretërore Saud al-Qahtani, të cilët të u shkarkuan më pas.

Mbreti Salman më pas urdhëroi një ristrukturim të agjencisë kryesore të inteligjencës nën mbikëqyrjen e djalit të tij, Princit të Kurorës, Mohammed bin Salman, i cili është përballur me kritika globale mbi vrasjen e gazetarit edhe pse qeveria mohon se ai ishte i përfshirë.

Një komitet i kryesuar nga princi ka miratuar krijimin e tre departamenteve për të siguruar se operacionet e inteligjencës janë në përputhje me politikën e sigurisë kombëtare, ligjin ndërkombëtar për të drejtat e njeriut dhe “procedurat e miratuara”, tha të enjten agjencia zyrtare e shtypit në Arabinë Saudite.

Deklarata nuk përmendi Khashoggin.

Analistët thonë se vrasja e gazetarit ka dëmtuar reputacionin ndërkombëtar të Princit dhe ka lënë vendin e pasur me naftë të dobësuar në diplomaci.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco