Ta paktën 13 të vdekur nga shpërthimi në një minierë në Çeki

Ta paktën 13 të vdekur nga shpërthimi në një minierë në Çeki

09:36, 21/12/2018
A+ Aa A-

Të paktën 13 minatorë janë vrarë dhe 10 të tjerë janë plagosur në një shpërthim metani në një minierë qymyri në Çeki mbrëmjen e vonë të së enjtes, thonë zyrtarët.

Shumica e viktimave besohet se janë polakë të siguruar nga një agjenci, tha kompania shtetërore e minierave OKD.

Shpërthimi i të enjtes ndodhi 800 metra nën tokë në minierën e Qymyrit, pranë qytetit të Karvinës, në lindje të kryeqytetit çek, Pragë.

Drejtori menaxhues Boleslav Koëalczyk tha  se kërkimet  kanë qenë të pamundura për shkak të zjarrit.

"Për fat të keq, kemi arritur një pikë ku ishte e pamundur të  vepronim, sepse zjarri ishte ndezur dhe  kishte zero dukshmëri," tha ai, transmeton KosovaPress.

Kryeministri çek Andrej Babis do të vizitojë minierën të premten me homologun e tij polak, Mateusz Moraëiecki.

"Shpërthimi në minierën e KShM është një tragjedi e madhe",  shkroi në twitter Babis.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco