Jep dorëheqjen Sekretari i Mbrojtjes së SHBA-së Jim Mattis

Jep dorëheqjen Sekretari i Mbrojtjes së SHBA-së Jim Mattis

04:01, 21/12/2018
A+ Aa A-

Sekretari i mbrojtjes i SHBA Jim Mattis do të tërhiqet me nderim në fund të shkurtit, njoftoi të enjten Presidenti Donald Trump.

Trump shkroi që General Mattis ishte një ndihmë e madhe në marrëveshje me aleatët si dhe vendet e tjera për bashkëpunimet ushtarake.

Tërheqja  vjen një ditë pas njoftimit të presidentit Trump se të gjitha trupat amerikane do të tërhiqen nga Siria pasi e kanë fituar luftën me ISIS.

Trump nuk emëroi një pasardhës, por tha se një do të emërohej së shpejti, përcjell syri.net.

Në letrën e tij të dorëheqjes, Gen Mattis përshkroi pikëpamjet e tij mbi trajtimin e aleatëve me respekt dhe duke përdorur të gjitha mjetet e fuqisë amerikane për të siguruar mbrojtjen e përbashkët.

"Për shkak se ju keni të drejtë të keni një sekretar të mbrojtjes, pikëpamjet e të cilit janë më të përafruara me të tuat mbi këto dhe subjekte të tjera, besoj se është e drejtë që unë të heq dorë", shkroi gjenerali Mattis.

Pak orë më herët në një analizë me burime në Washington, Syri.net kishte shkruar se Sekretari Matis nuk ishte në dijeni për vendimin e papritur të Presidentit Trump, duke qënë kundër këtij vendimi.

 Shumë zyrtarë të lartë, kongresmenë dhe senator e kanë konsideruar dorëheqjen e Matis një zhvillim të tmerrshëm pasi ai konsiderohej si “një ishull stabiliteti” në administratën kaotike të Presidentit Trump.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco