SHBA akuzon 'hakerat e qeverisë kineze'

SHBA akuzon 'hakerat e qeverisë kineze'

21:22, 20/12/2018
A+ Aa A-

Departamenti amerikan i drejtësisë ka njoftuar akuzat penale kundër dy hakerëve kompjuterikë që thuhet se janë të lidhur me shërbimin kryesor të inteligjencës së Kinës.

Zhu Hua dhe Zhang Shilong thuhet se kanë synuar rrjete në SHBA dhe vendet aleate për të vjedhur sekretet konfidenciale komerciale dhe teknike.

Ata janë pjesë e një "grupi hakerash" të njohur si ‘Advanced Persistent Threat 10’, thotë aktakuza.

Britania e Madhe, Australia, Kanadaja, Japonia, Hollanda, Zelanda e Re dhe Suedia u njoftuan gjithashtu se ishin shenjestra.

/A.P/Syri.net/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco