Rritet numri i të vdekurve nga protesta

Rritet numri i të vdekurve nga protesta

18:51, 20/12/2018
A+ Aa A-

Njoftohet se edhe një tjetër person ka humbur jetën si pasojë e përplasjes nga një kamion gjatë protestës për bllokimin e rrugës nga "jelekët e verdhë" në qytetin Agen të Francës.

Sipas lajmeve në mediat franceze, mësohet se gjatë protestës për bllokimin e rrugës ka humbur jetën një person i moshës 61 vjeçare, me këtë duke rritur në nëntë numrin e viktimave që kanë humbur jetën gjatë protestave të zhvilluara nga jelekët e verdhë në Francë.

Sipas të dhënave të Ministrisë franceze të Punëve të Brendshme, "jelekët e verdhë" kanë zhvilluar 360 aktivitete të bllokimit të rrugëve në të gjtihë vendin. Ministri i shtetit përgjegjës për punët e brendshme, Laurent Nunez, dje në radion RMC njoftoi se policia që nga dita e shtunë ka hapur 170 rrugë të mbyllura nga "jelekët e verdhë".

Edhe ministri i Punëve të Brendshme, Christophe Castaner, para disa ditësh reagoi duke theksuar se "jelekët e verdhë" duhet t'i japin fund mbylljes së rrugëve. "Që nga fillimi i protestave kanë humbur jetën tetë persona. A dini ndonjë problem tjetër social në 30 vitet e fundit ku të kenë humbur jetën kaq njerëz?. Po e them hapur, mjaft", u shpreh ai.

"Jelekët e verdhë", që prej 17 nëntorit kanë zhvilluar protesta të mëdha në shumë qytete, kryesisht në kryeqytetin Paris, duke mbyllur dhe bllokuar rrugët në të gjithë vendin. Deri më tani në protesta janë arrestuar 4 mijë e 342 persona dhe janë plagosur më shumë se 1 mijë të tjerë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco