Protesta masive/ Dy persona humbin jetën

Protesta masive/ Dy persona humbin jetën

17:58, 20/12/2018
A+ Aa A-

Të paktën dy protestues kanë humbur jetën në qytetin lindor sudanez Gadarif pasi vendi është përfshirë nga demonstrata të cilat janë përhapur edhe në kryeqytetin Khartoum.

Demonstruesit kanë reaguar kundër inflacionit të lartë dhe përkeqësimit të kushteve ekonomike.

Dëshmitarët okularë raportuan për demonstrata të dhunshme në qendër të Khartoumit dhe në lagjet Demi, Haj Yusuf dhe Arkëeet të kryeqytetit.

Sipas dëshmitarëve, policia ka përdorur gaz lotsjellës dhe ka shtënë me ??plumba në ajër për të shpërndarë turmat, ndërsa dyqanet në qendër të kryeqytetit janë mbyllur.

Ndërkohë, në qytetin lindor Gadarif, të paktën dy demonstrues kanë humbur jetën dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur, njoftoi një deputet lokal.

Në një prononcim ekskluziv për AA, anëtari i parlamentit Mubarak al-Nur konfirmoi se të paktën dy demonstrues janë vrarë nga forcat e sigurisë në protestat që vazhdojnë në Gadarif.

"Të afërmit e të vdekurve nuk ishin në gjendje të hyjnë në morg për të rimarrë trupat", tha al-Nur.

Dhjetra persona të tjerë kanë pësuar lëndime serioze, shtoi ai, duke sinjalizuar se numri i të vdekurve mund të rritet.

Demonstratat kanë vazhduar gjithashtu në qytetin verior të Atbara, për ditën e dytë me radhë, pavarësisht shpalljes së gjendjes emergjente nga ana e autoriteteve.

Ndërkaq, në qytetin Zaidab, që ndodhet rreth 250 kilometra në veri të Khartoumit, protestuesit kanë djegur një ndërtesë qeveritare, thanë dëshmitarët.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco