Putin: Perëndimi nuk respekton votuesit

Putin: Perëndimi nuk respekton votuesit

16:52, 20/12/2018
A+ Aa A-

Presidenti i Rusisë Vladimir Putin ka akuzuar klasat politike të Mbretërisë së Bashkuar dhe SHBA për "mosrespektimin" e publikut duke vënë në pikëpyetje referendumin e Brexit dhe zgjedhjen e Donald Trump.

"Ata nuk duan të njohin fitoren e Presidentit Trump. Kjo është mosrespektimi i votuesve," tha Putin.

"Është e njëjtë në Britani: Brexit ka ndodhur, por askush nuk dëshiron ta zbatojë atë".

Komentet e presidentit erdhën në konferencën e tij për shtyp me rastin e fundit të vitit.

Presidenti i Rusisë tha gjithashtu se Kryeministria britanik Theresa May nuk ka zgjidhje tjetër përveçse të zbatojë Brexit, pasi dështimi për ta bërë këtë do të minonte demokracinë në Mbretërinë e Bashkuar.

"Ajo duhet të miratojë vullnetin e popullit, të shprehur gjatë referendumit ose ndryshe nuk është aspak një referendum”, u shpreh Putin.

/Ariglon Pali/Syri.net/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco