FOTO/ Vrasja e turisteve, arrestohen tri persona

FOTO/ Vrasja e turisteve, arrestohen tri persona

16:21, 20/12/2018
A+ Aa A-

Tre burra janë arrestuar të enjten për vrasjen e Louisa Vesterager Jespersen, 24 vjeçare nga Danimarka dhe Maren Ueland, 28 vjeç, nga Norvegjia.

Ato u gjetën të vdekura nga plagët me thikë pranë një vendi të njohur turistik të hënën.

Maroku ka arrestuar tri persona në lidhje me këtë ngjarje të rëndë. Të paktën një nga të dyshuarit është lidhur me një grup ekstremist islamik.

Policia ka publikuar fotot e tre të dyshuarve të cilët janë barinj të zonës.

Pas deklaratës së kryeministrit, agjensia e shërbimeve të inteligjencës të Danimarkës tha se po hetonte një video që qarkullonte në internet, e cila duket se tregon teksa një prej dy grave po vritet.

Në video, dëgjohen fjalët "kjo është në hakmarrje për vëllezërit tanë në Hajin", u referohet një fortesë të të ashtuquajturit Shtet Islamik në Sirinë lindore, që u kap nga forcat e mbështetura nga SHBA më parë këtë javë.

"Ne nuk mund të themi asgjë në lidhje me vërtetësinë e videos," tha PET, duke kundërshtuar raportet e mëhershme se ishte verifikuar.

Agjencia e lajmeve Reuters citoi një burim policor të thoshte se videoja duket se ishte filmuar në një vend tjetër nga ku u gjetën trupat.

/Ariglon Pali/Syri.net/

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco