BE-Itali arrijnë marrëveshjet për vitin 2019

BE-Itali arrijnë marrëveshjet për vitin 2019

03:53, 20/12/2018
A+ Aa A-

Komisioni Europian dhe Italia janë dakortësuar për buxhetin e vitit 2019.

Qeveria italiane ka pranuar të ulë defiçitin publik nga 2,4 % në 2,04% dhe një reduktim të shpenzimeve publike rreth 10 miliardë euro.

Teknikët e Brukselit kanë pranuar modifikimet e bëra nga qeveria Conte duke evituar kështu procedurën e masave të gjobëvënies ndaj Italisë.

"Europa dhe Eurozona e ka për zemër Italinë e nga ky rezultat pozitiv Italia del më e fortë se më parë. Dialogu ynë dëshmoj se rregullat e BE ekzistojnë e funksionojnë", ka komentuar komisioneri europian për Ekonominë Piere Moscoviçi.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco