VIDEO/ Zgjidhet problemi i trafikut, ja plani i Tusk

VIDEO/ Zgjidhet problemi i trafikut, ja plani i Tusk

20:09, 19/12/2018
A+ Aa A-

Miliarderi amerikan dhe njëherit pronari i kompanisë “Space X”, Elon Musk, ka prezantuar dhe hapur tunelin e parë të shpejtë nëntokësor në Los Angeles.

Ai duket se ka vendosur ta zgjidh problemin e trafikut të dendur me prezantimin e këtij tuneli, i cili me ndihmën e ashensorëve i fut veturat në të dhe pas përfundimit të rrugëtimit i nxjerr në sipërfaqe të tokës, transmeton Telegrafi.

Kohë më parë Musk pati deklaruar se tuneli nëntokësor do të hapet më 10 dhjetor, por hapja e tij ishte shtyrë për disa ditë.

Gjatë prezantimit Musk ka njoftuar se lëvizja me veturë nëpër tunelin e shpejtë do të realizohet me ndihmën e disa rrotave që vendosen në pjesën anësore të veturave, ndërsa gjatë demonstrimit është bërë me një veturë Tesla.

Në profilin e tij në Tëitter, ai ka shkruar se rrota të tilla mund të prodhohen edhe për vetura tjera elektrike, e jo vetëm për Teslan.

“Qytetarët do të mund të lëvizin me 240 kilometra në orë. Me këtë shpejtësi do t’ju duket thuajse janë teleportuar në qytet. Në të gjitha tunelet do të mund të lëvizin edhe çiklistët por edhe këmbësorët”, ka shkruar Musk në profilin e tij.

?Fillimin e ndërtimit të tunelit Musk e kishte paralajmëruar në qershor të vitit të kaluar. Kurse për ta realizuar këtë projekt kishte themeluar kompania “Boring”.

Plani i tij parasheh ndërtimin e dy rrjeteve të tuneleve në zonën e Los Angeles. Në fazën e ardhshme nuk është përjashtuar mundësia e ndërtimit të korridoreve nëntokësore në Teksas dhe San Francisco.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco