Akuzat për korrupsion, Trupm pranon që të mbyllë fondacionin e bamirësisë

Akuzat për korrupsion, Trupm pranon që të mbyllë fondacionin e bamirësisë

18:59, 18/12/2018
A+ Aa A-

Fondacioni i bamirësisë i themeluar nga Donald Trump do të mbyllet dhe paratë e tij do të shpërndahen tek të gjithë organizatat që ka vendosur gjykata e Nju Jork.

Një deklaratë e lëshuar nga Prokuroria e Përgjithshme e Nju Jorkut Barbara Underwood tha se Fondacioni Trump kishte nënshkruar një "marrëveshje që pranoi të shpërndahej nën mbikëqyrjen gjyqësore" pasi një gjykatës vendosi në favor të zyrës së  Underwood si pjesë e një padie të vazhdueshme që pretendonte se bamirësia ishte përdorur nga Trump dhe tre fëmijët e tij për përfitime personale dhe politike.

Marrëveshja përcakton që Fondacioni Trump do të shpërbëhet me mbikëqyrje nga gjyqësori dhe se të gjitha pasuritë e mbetura do të rishpërndahen në "organizata me reputacion" të miratuar nga zyra e Underwood.

Sipas mediave amerikane edhe Trump ka rënë dakord me vendimin e gjykatës.

/Syri.net/

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco