Publikohen fjalëkalimet më të përdorura të 2018, edhe emri i presidentit të...

Publikohen fjalëkalimet më të përdorura të 2018, edhe emri i presidentit të...

17:00, 18/12/2018
A+ Aa A-

Thuajse të gjithë ne këmi rënë një herë pre e hakimit të një fjalëkalimi ose të paktën një i njohuri i yni ka rënë.

Pas kanë mbetur edhe pak ditë nga përfundimi i vitit 2018 janë publikuar edhe fjalëkalimet më të përdorura, ku janë cilësuar edhe si më të këqijat pasi është shumë e thjeshtë për t'i hakuar.

10 fjalëkalimet më të këqija të 2018-ës:

123456
password
123456789
12345678
12345
111111
1234567
sunshine
qwerty
iloveyou

Të gjitha këto fjalëkalime nuk janë të padëgjuar. “123456”, “password”, “111111” dhe “qwerty” janë fjalëkalime të cilat janë prej vitesh pjesë e kësaj liste vjetore, raporton PCW.

Kjo do të thotë se ka ende njerëz të ciltë nuk i kanë ndryshuar fjalëkalimet edhe pse çdo vit kjo listë i ekspozon.

Përtej 10 fjalëkalimeve më të këqija, në vendin e 23-të është emri i presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ndërsa në të 45 është “starwars.”

Të dhënat janë publikuar nga SplashData, kompania pas aplikacionit për menaxhimin e fjalëkalimeve SplashID.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco