Hanë oriz në tempull, vdesin 11 persona dhe sëmuren 70 të tjerë

Hanë oriz në tempull, vdesin 11 persona dhe sëmuren 70 të tjerë

07:01, 15/12/2018
A+ Aa A-

Njëmbëdhjetë njerëz kanë vdekur dhe dhjetëra të tjerë janë sëmurë pasi hanë oriz në një tempull në Indi, thotë policia.

Rreth 70 vetë janë shtruar në spital pas ngrënies së ushqimit pas një ceremonie në shtetin jugor të Karnataka.

Një zëdhënës i policisë i tha BBC se 11 pacientë janë në një gjendje kritike.

Dy persona thuhet se janë arrestuar pas incidentit dhe një zyrtar shëndetësor u tha medias lokale se ushqimi mund të ishte helmuar.

‘Ne u ofruam oriz dhe domate’, u tha gazetarëve një person që mori pjesë në ceremoni.

‘Të gjithë ata që e hodhën atë nuk pësuan ndonjë gjëm kurse ata që hanin  filluan të kishin të vjella dhe u ankuan për dhimbje stomaku’- përfundoi ai.

Incidenti ndodhi në tempullin Maramma në lagjen Chamarajanagar të premten, ku kishte një ceremoni të veçantë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco