Nuk ka rinegocim për Brexit, BE i jep 'goditjen' e radhës May-it

Nuk ka rinegocim për Brexit, BE i jep 'goditjen' e radhës May-it

06:39, 14/12/2018
A+ Aa A-

Krerët e Bashkimit Evropian kanë thënë se marrëveshja e tërheqjes nga Brexit nuk është e hapur për rinegocim, pavarësisht apelimeve nga Theresa May.

Kryeministrja tha se marrëveshja ishte në rrezik nëse shqetësimet e deputetëve nuk mund të adresoheshin.

Presidenti i Komisionit Evropian Jean-Claude Juncker tha se mund të ketë sqarime, por jo rinegocimm përcjell syi.net.

Ai kërkoi nga Mbretëria e Bashkuar që të përcaktojë më qartë se çfarë dëshiron, duke shtuar se komisioni do të publikojë informacion më 19 dhjetor mbi përgatitjet e tij për marrëveshjen e Brexit.

Ajo u zotua të dëgjonte shqetësimet e 37% të deputetëve të Tory që votuan kundër saj dhe shpresonte të ulte shqetësimet e tyre rreth planit të diskutueshëm në marrëveshje.

Irlanda e Veriut e ka kundërshtuar fort Brexit, dhe ajo mund të rinegociojë me BE-në. Kjo do sillte edhe shpërbashkimin e Mbretërisë së Bashkuar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco