Zbulohet karta e identitetit të Putin nga njësia sekrete gjermane

Zbulohet karta e identitetit të Putin nga njësia sekrete gjermane

20:23, 13/12/2018
A+ Aa A-

Autoritetet gjermane kanë publikuar një kartë identiteti të Presidentit, Vladimir Putin, e cila e paraqiste atë si një agjent të shërbimit sekret të Gjermanisë Lindore, e njohur ndryshe edhe si STASI. 


Një lajm i tillë ka bërë bujë në mediat ndërkombëtare, pasi është pranuar që lideri i Kremlinit ka qënë agjent i KGB-së ruse, por materiali i zbuluar së fundmi hedh pikëpyetje të reja mbi aktivitetin e tij. Fotoja e publikuar tregon kartën e identitetit të Putin që në atë kohë besohet të ketë qënë 32-vjeç. Materiali ka vënë në lëvizje edhe gazetarët për të zbuluar më shumë.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dimitri Peskov, ka nënvizuar se fakti që ekziston një material i tillë nuk provon se Putin ka punuar për agjensinë e Gjermanisë Lindore, por në atë kohë, STASI dhe KGB-ja kanë patur bashkëpunim të ngushtë dhe një leje e tillë mund të jetë dashur për të patur liri hyrjeje në ambiente të ndryshme.

Ndryshe nga të gjitha shërbimet sekrete në botë, këto dy agjensi kanë patur shkëmbime të shpeshta informacioni, si rrjedhojë e firmosjes së Paktit të Varshavës. Gjithsesi, kjo është hera e parë që një material i tillë del përapra publikut.

Presidenti Putin, ka shërbyer si agjent që nga viti 1975 deri në rrëzimin e murit të Berlinit, për të nisur një karrierë politike në vitin 1991.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco