Lajmi i fundit

LIVE/ Tensionohet protesta para Bashkisë së Tiranës

Të shtëna me armë, pesë viktima në një katedrale

Të shtëna me armë, pesë viktima në një katedrale

19:53, 11/12/2018
A+ Aa A-

Një person i armatosur ka hyrë në një katedrale katolike pranë qytetit më të populluar të Brazilit, São Paulo, duke vrarë pesë vetë, thotë policia.

Një meshë po mbahej kur sulmuesi, që mbante dy armë, hyri në Katedralen Metropolitane dhe hapi zjarr.

Policia ushtarake konfirmoi për BBC se numri i të vdekurve ishte rritur nga katër në pesë. Katër të moshuar u plagosën rëndë.

Sulmuesi vrau veten në kishë. Motivi i tij ende nuk dihet.

"Ishte e frikshme," tha dëshmitari Alexandre Moraes për kanalin e Brazilit në GloboNews. "Ai hyri dhe gjuajti në mënyrë të rastësishme tek njerëzit, të gjithë po luteshin".

/Ariglon Pali/Syri.net/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco