Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Narcos-Xibraka, Olsi Rama në krye të bandës?

Brexit/ Theresa takon liderët e BE në përpjekje për të shpëtuar marrëveshjen

Brexit/ Theresa takon liderët e BE në përpjekje për të shpëtuar marrëveshjen

17:29, 11/12/2018
A+ Aa A-

Theresa Maj po zhvillon bisedime me liderët evropianë dhe zyrtarët e BE që kanë për qëllim shpëtimin e marrëveshjes së Brexit.

Ajo ka takuar ministrin holandez Mark Rutte dhe kancelaren gjermane Angela Merkel pas shtyrjes së votes së përbashkët për marrëveshjen.

Kryeministria e Britanisë së Madhe ka thënë se ajo ka nevojë për siguri rreth planit kufitar të Irlandës së Veriut për të marrë mbështetje nga deputetët, shumë prej të cilëve dëshirojnë garanci më të forta ligjore.

Merkel tha se marrëveshja e Brexit nuk mund të ri-negociohej, por ajo ishte akoma optimiste që një zgjidhje mund të gjendet.

Kryeministria e Britanisë, kuptohet se po kërkon garanci ligjore që  Britania e Madhe nuk do të bllokohet në planin e kthimit të Irlandës së Veriut për një kohë të pacaktuar.

/Ariglon Pali/Syri.net/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco