Lajmi i fundit

LIVE/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak Himarë për të zgjedhur kryetarin e komanduar

Brexit, Gjykata Europiane e Drejtësisë: Britania e lirë ta anullojë

Brexit, Gjykata Europiane e Drejtësisë: Britania e lirë ta anullojë

09:26, 10/12/2018
A+ Aa A-

Gjykata Evropiane e Drejtësisë ka vendosur që Britania e Madhe është e lirë të tërheqë vendimin për tu larguar nga BE në mënyrë të njëanshme.

Mbretëria e Bashkuar mund të anulojë Brexit pa miratimin e 27 vendeve të tjera anëtare të Bashkimit Europian.

"Mbretëria e Bashkuar është e lirë të anullojë në mënyrë të njëanshme njoftimin për t'u tërhequr nga BE,"-shkruan EJC në Tëitter, duke i bashkangjitur edhe dokumentin e vendimit.

Gjykatësit vendosën se kjo mund të bëhet pa ndryshuar kushtet e anëtarësimit të Britanisë.

Vendimi i EJC erdhi pasi një grup politikanësh dhe aktivistësh anti-Brexit argumentuan se Britania e Madhe duhet të jetë në gjendje të ndalojë njëanshmërisht procesin e Brexit nëse dëshiron ta bëjë këtë.

Por kjo u kundërshtua nga qeveria britanike dhe vetë BE.

Një zyrtar i lartë i Gjykatës Europiane të Drejtësisë tha javën e kaluar se ishte dakort që Britania të ndryshonte vendimin e saj për tu larguar.

     

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco