Operacion shpëtimi në Japoni pas përplasjes së dy avionëve amerikanë

Operacion shpëtimi në Japoni pas përplasjes së dy avionëve amerikanë

11:45, 06/12/2018
A+ Aa A-

Nëj operacion i madh kërkimi dhe shpëtimi po zhvillohet në Japoni për 5 miransat amerikanë të humbur pasi dy avionë me shtatë anëtarë ekuipazhi u përplasën dhe ranë në det.

Dy marinsa u shpëtuan. Njëri është në ‘gjendje të stabilizuar”, ndërsa tjetrit “është duke u transportuar në një spital lokal”, tha zyrtarisht Marina.

Avionët e përfshirë janë një KC-130 dhe një F/A-18 me bazë në Iëakuni, pranë Hiroshimës.

Mediat amerikane thanë se ata u përplasën gjatë një ushtrimi për mbushje me karburant në ajër.

Trupat e Marinës nuk e kanë konfirmuar ende këtë, që e përshkruan incidentin si “një fatkeqësi”.

Ministri japonez i Mbrojtjes, Takeshi iëaya, tha se nëntë avionë japonezë dhe tre anije po merrnin pjesë në operacionit e shpëtimit të mbështetur nga Flota e Shtatë amerikane.

Incidenti ndodhi rreth orës lokale 2:00 të enjten ose ora 17;00 GMT të mërkurën, 320 km larg brigjeve.

Marinsi i parë u shpëtua 4 orë më vonë, kurse i dyti 10 orë pas përplasjes./SYRI.NET

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco