Pronat në Greqi, nis rritja e çmimeve

Pronat në Greqi, nis rritja e çmimeve

07:36, 06/12/2018
A+ Aa A-

Tregu i pronave të paluajtshme në Greqi ka treguar shenja të rimëkëmbjes, pas një dekade të trendit negativ,  ku çmimet kanë rënë me mbi 35%. Sipas të dhënave të Bankës Qendrore të Greqisë, çmimet e të gjithë kategorive të pronave janë rritur së fundmi. Në tremujorin e tretë, çmimet e shtëpive u rritën me 2.5% me bazë vjetore dhe rritja më e madhe u regjistrua në Athinë, me 3.7%, njofton Scan.tv.  Lejet e reja të ndërtimit  janë rritur gjithashtu, me një normë të akumuluar prej 15% në dy vitet e fundit.

Institucioni ka zhvilluar një sondazh drejt 200 agjencive të pronave të paluajtshme, për të matur intensitetin e interesit për investime. Mbi 90% të tregut ndërmjetës ka pranuar rritjen e interesit, duke e ndarë atë në 2 kategori: investitorë aktiv që janë të gatshëm për investime direkte dhe investitorë të kujdesshëm, që kanë një qasje më të matur.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco