VIDEO/ Pamjet e frikshme, familja publikon pamjet gjatë tërmetit 7 ballë

VIDEO/ Pamjet e frikshme, familja publikon pamjet gjatë tërmetit 7 ballë

08:32, 05/12/2018
A+ Aa A-

Një familje në Alaska ka publikuar pamjet e brendshme të shtëpisë së tyre kur vendi u godit nga tërmeti 7 ballë pak ditë më parë. Pamjet e kamerave të sigurisë tregojnë kryefamiljarin që po qëndron ulur në dhomën e ndenjies së bashku me vajzën e vogël.

Sapo ndjen dridhjet, ai merr fëmijën dhe del menjëherë nga shtëpia. Pas tyre vrapon edhe bashkëshortja. Muret e shtëpisë nisën të dridheshin, po kështu edhe pajisjet e tjera shtëpiake.

Nga tërmeti i fuqishëm që ra më 30 Nëntor në Alaska, nuk pati raportime për viktima. Disa rrugë u shkatërruan saqë u bënë të pakalueshme për shkak të forcës së madhe goditëse. Shkollat në vend janë mbyllur deri më datë 10 Dhjetor.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco