Njihuni me politikanen shqiptare të suksesshme në Zvicër

Njihuni me politikanen shqiptare të suksesshme në Zvicër

00:12, 05/12/2018
A+ Aa A-

Shqiptarët të cilët kanë vazhduar karrierën e tyre jashtë vendit po korrin gjithmonë e më shumë sukses. Sportistëm artistë politikanë kanë arritur suksese të mëdha në vendet e zhvilluara.

 I tillë është edhte rasti I Nazmije Ismaili e cila ndodhet në mesin e 100 personaliteteve të vitit 2018 në raportin e Thurgau të Zvicrës.

 Ajo është pjesë e liberalëve të FDP-së për Thurgau, në Zvicër.

Gazeta ditore “Thurgauer Zeitung” në magazinën e saj “Ëho is Ëho”, ka prezantuar në një event para 170 të ftuarve në qytetin Ëeinfelden, emrat e prominentëve të vitit 2018.

Nazmije Ismaili ishte nominuar në kategorinë politikë, sport, ekonomi dhe dije, si personalitet politik që është angazhuar për mirëqenie të qytetarëve. Ismaili është prej tre vjetësh anëtare e komisionit për verfikimin e buxhetit të komunës. Angazhimi i saj veçohet në ruajtjen e vendeve të punës, veçmas në doganën e Romanshornit, për të cilën zëvendëskryetarja e FDP-së për Romanshorn ishte angazhuar me sukses që dogana mos të mbyllet, njofton “Albinfo.ch”.

Krahas angazhimit politik, Ismaili punon si menaxhere e produkteve në kompaninë e madhe të sigurimeve, “Generali”. 29 vjeçarja është e diplomuar në ekonomi dhe që nga qershori është zgjedhur presidente e liberalëve të rinj, JFDP në Thurgau.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco