‘May nuk ka respektuar autoritetin parlamentar‘

‘May nuk ka respektuar autoritetin parlamentar‘

20:58, 04/12/2018
A+ Aa A-

Qeveria e Kryeministres Theresa May nuk ka respektuar autoritetin e parlamentit duke refuzuar të japë argumentat ligjore në mbështetje të planit të saj Brexit për daljen e Britanisë nga Bashkimi Evropian.

Konkluzioni u arrit që në fillimin e një debati pesëditor parlamentar rreth meritave të marrëveshjes që mund të rrezikojë rolin udhëheqës të Kryeministres May.

Dhoma e ulët e parlamentit britanik votoi 311 pro dhe 293 kundër mocionit në fjalë. Në vijim, qeveria e Partisë Konservatore të zonjës May u zotua të bëjë publik të mërkurën materialin ligjor.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco