Pompeo: Po shkelen traktatet kryesore, në rrezik rendi botëror

Pompeo: Po shkelen traktatet kryesore, në rrezik rendi botëror

20:22, 04/12/2018
A+ Aa A-

Sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo në takimin e zhvilluar në Fondin Gjerman Marshall në Bruksel ka bërë disa komente në lidhje me rendin e tanishëm botëror.

Ai e vuri në pikëpyetje rendi botëror dhe u shpreh se se Shtetet e Bashkuara po marrin veprime konkrete për reformimin e institucioneve globale.

Sekretari amerikan i Shtetit tha se Kina, Irani, Rusia dhe vende të tjera kanë shkelur traktate dhe marrëveshje shumëpalëshe, duke shtuar se Shtetet e Bashkuara nuk kanë për t’i pranuar më këto shkelje. Ai fajësoi mungesën e udhëheqjes amerikane dhe europiane në çështjet botërore gjatë 30 viteve të fundit .

Pompeo tha gjithashtu se Kombet e Bashkuara, Bashkimi Europian, Bashkimi Afrikan dhe Banka Botërore kanë nevojë për reforma. Ai la të kuptohet se Organizata Botërore e Tregtisë nuk është duke ndjekur rregullat e veta në rastin e Kinës. “Rusia, – tha ai, – po shkel traktatet kryesore të kontrollit të armëve, ndërsa Irani nuk po përfill Rezolutat e Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Kina, Irani dhe Rusia i kanë mohuar këto akuza, të ngritura shpesh nga Shtetet e Bashkuara. “Kur shkelen traktatet, shkelësit e tyre duhen konfrontuar dhe traktatet duhen rregulluar, ose prej tyre duhet hequr dorë,”- tha zoti Pompeo.

Aleatë dhe kundërshtarë e kanë akuzuar administratën Trump për sulme ndaj rendit botëror, përmes qëndrimeve të njëanshme ndaj disa çështjeve, si marrëveshja e Parisit për klimën dhe marrëveshja bërthamore me Iranin. Por zoti Pompeo i hodhi poshtë këto kritika, duke thënë se administrata Trump do ta rikthejë udhëheqjen botërore, duke i ekspozuar vendet që kanë shfrytëzuar dobësitë e institucioneve globale.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco