Funerali shtetëror i George H.W. Bush sipas një tradite të lindur në vitet 1800

Funerali shtetëror i George H.W. Bush sipas një tradite të lindur në vitet 1800

18:44, 04/12/2018
A+ Aa A-

Funerali shtetëror i ish-Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, George H.W. Bush, do të shtrihet në katër ditë, që nga mbërritja në Washington deri në varrimin në Teksas, të enjten.

Udhëzuesit për funeralet shtetërore janë hartuar që në mesin e viteve 1800 dhe janë modifikuar me kalimin e kohës. Ulja e pjesëmarrësve, për shembull, është e detajuar me hollësi, me njerëzit e presidentit në krye, të pasuar nga kryetarët e shteteve, të vendosur alfabetikisht sipas emrave të vendeve të tyre në gjuhën angleze.

Funerali shtetëror i Ronald Reagan më 2004 ishte i pari i llojit të tij që nga vdekja e Lyndon Johnson më 1973. Funerali shtetëror i Gerald Ford kapërceu nga fundi i vitit 2006 në fillim të 2007.

Presidentët, ish-presidentët dhe presidentët e zgjedhur kanë të drejtën e njp funerali shtetëror, por është familja që vendos nëse do të kenë një të tillë apo në çfarë shkalle do të jetë përfshirja e shtetit. Familja e Richard Nixon, duke vepruar sipas vullnetit të tij, vendosi jashtë traditave të Washingtonit kur ai vdiq më 1994, për shkak të presidencës së ndërprerë dhe njollës së përhershme nga skandali i Watergate.

Rregullat për atë çka ndodh bazohen mbi çfarë ka ndodhur më parë.

Shërbimi për John F. Kennedy u modelua sipas atij të Abraham Lincoln, me kërkesë të të vesë së tij, Jacqueline, në deklaratën e saj publike pas vrasjes. Historianët shqyrtuan dokumente të vjetra nën dritat e elektrikëve të dorës në mes të natës, teksa vendi ishte me padurim të pritje të një plani. Dritat automatike të Bibliotekës së Kongresit nuk mund të bëheshin që të ndizeshin pas orarit të mbylljes.

Bush është presidenti i 12-të që vendoset për homazhe në Capitol. Si shumë presidentë, Bush dhe Ford shërbyen në Kongres. Reagan jo.

Tetë presidentë kanë pasur kortezh funerali në Pennsylvania Avenue, përfshirë të katër presidentët e vrarë — Lincoln, James Garfield, William McKinley dhe Kennedy. Bush vendosi që funerali i tij të mos përfshinte kortezhin përmes Washingtonit.

Katedralja Kombëtare në Washington, e cila do të kryejë shërbimin të mërkurën, ka kryer të njëjti funksion edhe për Dwight D. Eisenhower, Reagan e Ford.

Dy presidentë janë varrosur në Varrezën Kombëtare në Arlington: Kennedy dhe William Howard Taft. Bush do të varroset në bibiliotekën e tij presidenciale në College Station, Teksas, pranë gruas së tij, Barbara, e cila vdiq në prill të këtij viti, dhe vajzës së tyre Robin, e cila vdiq nga leukemia në moshën tre vjeç.

Vetëm presidentë në detyrë dhe familjarë të afërt janë shtrirë në Shtëpinë e Bardhë për homazhe. Ish-presidenti John Adams nuk u vendos atje megjithëse djali i tij, John Quincy Adams, ishte president në detyrë kur ai vdiq. Adamsi plak vdiq në të njëjtën ditë me Thomas Jefferson — 4 korrik 1826 — duke i ndërlikuar ndoshta shanset për homazhe në Shtëpinë e Bardhë.

Capitoli ndjek një politikë më të zgjeruar për ata që kanë homazhe atje. Kongresmeni Henry Clay, më 1852, ishte i pari që u vendos në rotondën e Capitolit, ashtu si dhe drejtori i FBI, J. Edgar Hoover, më 1972. Po ashtu edhe policë të vrarë më 1998 ndërsa mbronin Capitolin. I fundit ishte Senatori John McCain, gjatë këtij viti.

Funerali i parë shtetëror presidencial u krye për William Henry Harrison, i cili, më 1841, u bë presidenti i parë që vdiste në detyrë, vetëm 30 ditë pasi mori postin. Alexander Hunter, një tregtar nga Washington, u ngarkua me detyrën e organizimit të ceremonisë së parë në llojin e vetë në Amerikë. Ai e veshi Shtëpinë e Bardhë me perde të zeza. Ndërtesat zyrtare dhe shumë shtëpi e ndoqën shembullin, duke nisur një traditë tashmë të humbur, e cila u përsërit në funeralin e Lincoln 25 vjet më pas.

Marrë nga Businessinsider.com-Përgatiti SYRI.net

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco