Çmenduria/ Harxhohen 500 dollar për të gjetur hajduten e një dhalle 2 dollarëshe

Çmenduria/ Harxhohen 500 dollar për të gjetur hajduten e një dhalle 2 dollarëshe

17:20, 04/12/2018
A+ Aa A-

Një grua është akuzuar për vjedhjen e një dhalle nga kushërira e saj me të cilën ndante qeranë dhe u vërtetua pasi u identifikuan nga testi i ADN-së, shkruajnë mediat vendase.

Sipas transmetuesit TVBS, e dyshuara e paidentifikuar në Taipei ndau shtëpinë studentore me pesë vajza të tjera që po studionin në Universitetin e Kulturës kineze të qytetit.

Një nga vajzat zbuloi se dikush i kishte pirë dhallën pa lejen e saj, që kushtonte rreth 2 dollar. Ajo lajmëroi policinë për të gjetur fajtorin, pasi askush nuk e pranonte autorësinë.

Duke qenë se nuk merreshin dot shenjat e gishtave, ajo kërkoi që të bëhej testi i ADN-së dhe kështu u veprua.

Në fund u gjet fajtori që kishte pirë shishen 2 dollarsh për të cilën u shpenzuan 500 dollar për ta identifikuar.

/A.P/Syri.net/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco