‘Letra e Zotit’ mund të shitet për 1.5 milion dollar

‘Letra e Zotit’ mund të shitet për 1.5 milion dollar

16:55, 04/12/2018
A+ Aa A-

Letra e shkruar me shkrim dore nga Albert Ajnshtajni, në të cilën ai ballafaqohet me konceptin e fesë, do dalë në ankand në Nju Jork të martën.

E ashtuquajtura "Letër e Zotit" është shkruar në vitin 1954 dhe pritet që çmimi të shkoj deri në 1.5 milionë dollarë.

Shkencëtari fitues i çmimit Nobel, 74 vjeç në atë kohë, i shkroi një shënim një faqe e gjysmë filozofit gjerman Eric Gutkind në përgjigje të një prej veprave të tij.

Ajo shihet si një deklaratë kyçe në debatin midis shkencës dhe fesë.

"Kjo letër shumë e sinqertë dhe private u shkrua një vit para vdekjes së Ajnshtajnit dhe mbetet shprehja më e artikuluar e pikëpamjeve të tij fetare dhe filozofike", thotë një deklaratë nga shtëpia e ankandit.

/A.P/Syri.net/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco