FOTO/ Gjendet trupi i 36 vjeçares amerikane në Kosta Rikë

FOTO/ Gjendet trupi i 36 vjeçares amerikane në Kosta Rikë

06:49, 04/12/2018
A+ Aa A-

Një trup është gjetur pranë pronës së Airbnb në Kosta Rika ku dyshohet se është trupi i një gruaje nga Florida po qëndronte atje para se të zhdukej javën e shkuar, thonë mediat amerikane.

Nuk ka konfirmim zyrtar të identitetit të personit të gjetur.

Carla Stefaniak, 36 vjeç, u zhduk më 28 nëntor, ditën kur ajo duhej të largohej nga San Jose pas një udhëtimi për ditëlindje me kunatën e saj.

Në mesazhin e saj të fundit, ajo i tha një shoku se po i mbaronte bateria e telefonit, duke shtuar se zona ishte "shumë e çuditshme", ose e pasigurtë.

NBC News citoi zëdhënësen e agjencisë hetuese Marisel Rodríguez Solis të thoshte se qentë zbulues kishin zbuluar trupin e varrosur pjesërisht në qese plastike, përcjell syri.net.

Familja e zonjës Stefaniak e ka kërkuar atë në Kosta Rika. Ata kishin frikë se ajo ishte rrëmbyer, duke thënë se ajo ishte nërrezik shumë të madh.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco