Lajmi i fundit

LIVE/ Drejtuesit e Partisë Demokratike takim me demokratët e Belshit

Macron ‘kryqëzohet’ nga mediat franceze

Macron ‘kryqëzohet’ nga mediat franceze

19:57, 03/12/2018
A+ Aa A-

Franca është prej ditësh në alarm për shkak të protestave të fundit që po ndodhin në vend, pas vendimit të qeverisë për të rritur çmimin e naftës.

Mediat më të mëdha vendase e kanë kryqëzuar në artikujt e sotëm.

‘Le Figaro’ hapet me titullin ‘Franca në shok’, teksa shkruan se "Presidenti i Republikës duhet të gjejë një rrugëdalje nga konflikti që vazhdon".

"Emmanuel Macron duhet të gjejë fjalët dhe përgjigjet konkrete që mund të qetësojnë vendin," shkruan Stéphane Albouy në 'Le Parisien'.

Drejtori i 'Libération', Laurent Joffrin, gjykon se presidenti "duhet të zgjedhë midis dy roleve: zjarrfikësit dhe piromanit". "A mundet Franca të përballet me sfidat e shekullit që fillon pa përfshirë njerëzit?", vijon pyetja e Joffrin.

‘Jelekët e verdhë’ duket se nuk kanë ndërmend të ndërpresin protestat deri në momentin që marri atë ?ka duan, por edhe Macron i ka qëndruar pas vendimit të tij.

Protestas e zhvilluara Champs-Elysee janë shoqëruar me dhunë dhe arrestime.

/A.P/Syri.net/

     

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco