Protesta e qytetarëve, vritet e moshuara

Protesta e qytetarëve, vritet e moshuara

18:26, 03/12/2018
A+ Aa A-

Një grua 80-vjeçare ka ndërruar jetë pasi u godit nga një bombël me gaz lotsjellës teksa ishte në dritaren e saj gjatë protestave mbi karburantin në qytetin francez të Marsejës.

Gruaja, e cila jetonte në një apartament afër vendit ku ndodheshin protestat, u godit në fytyrë teksa po mbyllte grillat.

Gruaja u dërgua në spital, por vdiq gjatë një operacioni, pasi pati tronditje, raportojnë mediat lokale.

Tre persona të tjerë janë vrarë në protesta që kur demonstrimet filluan më shumë se dy javë më parë, tha policia të dielën.

Ministria e Brendshme e Francës thotë se rreth 136,000 njerëz morën pjesë në protesta në mbarë vendin të dielën, duke treguar mbështetje të gjerë për lëvizjen e njohur si (jelekët e verdhë).

/A.P/Syri.net/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco