Rusia befason me vendimin, do të nderojë ushtarët që kapën marinarët ukrainas

Rusia befason me vendimin, do të nderojë ushtarët që kapën marinarët ukrainas

17:32, 03/12/2018
A+ Aa A-

Kryetari i dhomës së ulët të parlamentit të Rusisë ka në plan që nderojë me çmime shtetërore rojet kufitare të cilët kanë gjuajtur dhe kapur tre anije ukrainase dhe 24 marinarë një javë më parë, thonë mediat ruse.

Vyacheslav Volodin tha se ata vepruan " me guxim" për të penguar atë që Rusia e përshkruan si një shkelje të kufirit të saj detar në Detin e Zi.

Ukraina dhe vendet perëndimore e kanë dënuar incidentin si një shkelje flagrante të së drejtës ndërkombëtare.

Ata mohojnë se ishin në ujërat e Rusisë.

Kjo ishte përplasja më e rrezikshme mes të dyve qëkur Rusia aneksoi gadishullin e Krimesë nga Ukraina në mars të vitit 2014.

/A.P/Syri.net/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco