Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Francë, Macron u hap dyert për bisedime, 'jelekverdhëve'

Francë, Macron u hap dyert për bisedime, 'jelekverdhëve'

10:51, 03/12/2018
A+ Aa A-

Qeveria franceze mban bisedime mbi krizën pasi protetsueidt e verdhë shkatërruan Parisin

Kryeministri francez Edouard Philipe mbajti një takim me krerët e partive të hënën në Paris për të përpunuar një përgjigje ndaj dhunës të protestuesve kundër qeverisë, e cila ka lënë qindra të plagosur në gjithë vendin dhe ka sjellë shkatërrim në mbarë kryeqytetin.

Bisedimet pasojnë një takim për krizën të kryesuar nga Presidenti francez Emmanul Macron të dielën, pasi ai vëzhgoi dëmet e shkaktuara nga një ditë trazirash në të gjithë Parisin, që pa dhunë që nuk në atë nivel nuk ishte parë në dekada.

Philippes i është kërkuar të takojë organizatorët e protestës dhe liderët e partive si pjesë e një dëshire të vazhdueshme për dialog, tha Pallati Elysee.

Ministri i Mjedisit, Francois de Rugy, u takua me përfaqësuesit e ashtuquajtur protestues lejekverdhë javën e kaluar, por nuk arriti t’i bindë ata që t’u japin fund protestave që kanë ndodhur dy javët e fundit.   

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco