Spanjë, partia ekstremiste e djathtë fiton vende në parlament

Spanjë, partia ekstremiste e djathtë fiton vende në parlament

02:53, 03/12/2018
A+ Aa A-

Një parti e ekstremit të djathtë ka fituar disa vende parlamentare në zgjedhjet  rajonale spanjolle për herë të parë që kur diktatura ushtarake e vendit përfundoi në vitin 1975.

Partia Vox mori të dielën 12 vende parlamentare në Andaluzi, duke mposhtur shpresat se do të fitonte vetëm pesë vende.

I ashpër për imigracionin dhe separatizmin katalanas, Vox mund të jetë një mbretbërës në një koalicion të ardhshëm në Andaluzi, përcjell syri.net.

Partia Socialiste qeverisëse fitoi ende më shumë se çdo parti tjetër - 33 vende - por me një shumicë të reduktuar në masë të madhe.

Ajo mund të përpiqet të formojë një koalicion me Podemosin e krahut të majtë, për të shmangur qendrën dhe të djathtën ekstreme në parlamentin me 109 vende.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco