Macron viziton 'Harkun e Triumfit', shikon pasojat e protestave

Macron viziton 'Harkun e Triumfit', shikon pasojat e protestave

15:11, 02/12/2018
A+ Aa A-

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, vizitoi vendin e dëmtuar nga protestuesit, të quajtur “Arc de Triompe”, pasi njëri prej monumenteve më të rëndësishme të Francës u dëmtua në protestën e fundit kundër ngritjes së çmimit të karburanteve.
Qeveria është duke e shqyrtuar mundësinë për shpallje të gjendjes së jashtëzakonshme. pasi këto protesta u vlerësohen si më të ashprat ne 10 vite e fundit.

Grupe të maskuara të protestuesve marshuan nëpër qendër të Parisit të shtunën, duke dëmtuar shumë vetura e ndërtesa, duke thyer dyqane dhe duke u përleshur me policinë, në një kryengritje që po vlerësohet si më e rënda që nga viti 1968. Këto protesta po paraqesin sfidën kryesore për presidentin francez deri tash, kur ka kaluar një vit e gjysmë i tij në pushtet.

Besohet se presidenti do të takohet me ministrat më vonë gjatë ditës së sotme për ta shqyrtuar shpalljen e gjendjes emergjente, në mënyrë që të parandalohet përsëritja e skenave të tilla. Zëdhënësi qeveritar, Benjamin Griveaux, ka thënë se qeveria është e hapur për negociata, por nuk do ta ndryshojë rrjedhën e ngjarjeve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco