Frika nga BREXIT, britanikët përgatiten si për luftë, blejnë ushqim dhe barna……

Frika nga BREXIT, britanikët përgatiten si për luftë, blejnë ushqim dhe barna……

14:44, 02/12/2018
A+ Aa A-

Dollapët e kuzhinës së zonjës Nevin Mann janë të mbushur me kanaçe bizelesh dhe shpageta. Në kuti plastike ka vendosur shumë paketime të paracetamolit dhe ibuprofenit. Nën shkallë të korridorit i ka vendosur konservat me peshq, pemët e thara, orizin dhe qumështin. Në kulmin e shtëpisë shkëlqejnë panelet solare, ndërsa në oborr e ka vendosur një rezervuar uji që i zë 1300 litra. Streha e kopshtit është e mbushur me ushqim qeni.

Ajo nuk është duke u përgatitur për ndonjë luftë bërthamore e as për pushtimin nga jashtëtokësorët. Ajo po bëhet gati për një realitet të pashmangshëm – 29 marsin. Kjo është dita kur Britania e Madhe do të tërhiqet edhe ligjërisht nga Bashkimi Evropian. Nevine dhe Richard janë vetëm dy nga shumë personat që po bëjnë përgatitje të tilla.

Përderisa ministrat nuk merren me gjëra të tilla, në mesin e popullatës është ngritur alarmi se BREXIT-i do të sjellë krizë të furnizimit me prodhime ushqimore. Ekziston frika se qarkullimi i kamionëve transportues mund të bllokohet ose ngadalësohet në portin e Doverit, andej ku kalon një e treta e tërë importeve nga Evropa. “Dyqanet në Cornëall dhe Skoci do të mbeten pa ushqime brenda pak ditësh dhe spitalet do të mbesin pa barna pas dy javësh”, kishte thënë një burim qeveritar.

Qeveria po e shqyrton anulimin e pushimit të policëve në rast të ndonjë kryengritjeje, ndërsa anijet e mallrave planifikohet të dërgohen nëpër porte që janë më pak të ngarkuara. Nevine është vetëm njëra nga 2 mijë anëtarët e një grupi në Facebook, të cilët po përgatiten për ardhjen e BREXIT-it dhe pasojat e tij. “Disa po përgatiten si për apokalips, ndërsa të tjerët po rezervojnë ushqime të huaja, të cilat mund të mungojnë më vonë, siç është vaji i ullirit, por sidoqoftë, mendoj se është e logjikshme që të ndërmarrin diçka”, thotë ajo.

Si duket, numri i personave që nuk do t’i lënë asgjë rastit po rritet. Sipas të dhënave të dyqanit për pajisje emergjente dhe të mbijetesës, “Evaq 8”, shitja e sistemeve për pastrim të ujit është rritur për 103 për qind. “Kemi shënuar dyfishim të shitjeve dhe shumica kanë të bëjnë me ushqimin. Ekziston një stigmë për këto përgatitje, por është gjithmonë mirë që ta keni një plan B”, thotë Zaid Almufti, drejtor i shitjeve në këtë dyqan, shkruan “Daily Mail”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco