VIDEO/ FOTO/ Pas protestave të dhunshme, Franca afër vendosjes së emergjencës kombëtare

VIDEO/ FOTO/ Pas protestave të dhunshme, Franca afër vendosjes së emergjencës kombëtare

11:27, 02/12/2018
A+ Aa A-

Pas protestave të dhunshme në Paris kundër rrritjes së çmimit të karburanteve pritet që gjatë ditës së sotme Presidenti francez të mbajë një takim krize.

Ndërkohë që janë shtuar zërat se Ushtria franceze mund të vendosë të shuajë anarkinë dhe se Macron mund të vendoste trupa në rrugë dhe të deklaronte një gjendje të jashtëzakonshme pasi u arrestuan 412 protestues dhe 133 u lënduan  pasi protestuesit dogjen makina dhe sulmuan policinë rreth rritjes së taksave.

Emmanuel Macron do të mbajë një takim krizash sot, pasi Franca konsideron vendosjen e një gjendje të jashtëzakonshme, shkruan Daili Mail.
Protestat filluan si një rebelim kundër çmimeve të karburantit por janë rritur në javë trazira civile në kryeqytet.

Protestuesit e dhunshëm pushtuan dje qendrën e Parisit dhe bllokuan makina, shkatërruan dritare te klubeve dhe u përleshën me policë të cilët gjuanin gaz lotsjellës dhe uji në Champs-Elysees, Këto janë konsideruar trazirat më të vështira urbane të Francës prej më shumë se një dekadë.

Protestat e "jelekët e verdhë", të cilat filluan si një rebelim ndaj çmimeve të karburantit,  janë zgjeruar prej javësh në trazira civile. Ato u përhapën në të gjithë vendin dje dhe përfunduan me 133 të lënduar, përfshirë 23 oficerë policie dhe 412 të arrestuar.

Sot pritet që qeveria franceze do të konsideronte vendosjen e një gjendjeje të jashtëzakonshme për t'i dhënë fund dhunës, pasi Presidenti Emmanuel Macron u zotua të çojë para drejtësisë protestuesit.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco