FOTO/ Gjendet i vdekur shefi i marinës ushtarake të SHBA-së për Lindje të Mesme

FOTO/ Gjendet i vdekur shefi i marinës ushtarake të SHBA-së për Lindje të Mesme

10:43, 02/12/2018
A+ Aa A-

Kreu i operacioneve të marinës së SHBA-së për Lindje të Mesme, Scott Stearney, është gjetur i vdekur në rezidencën e tij në Bahrejn. Ushtria ka deklaruar se nuk kanë të dhëna për ndonjë të dyshuar. Ai ishte zgjedhur shef i marinës për Lindje të Mesme në maj të këtij viti.

“Ky lajm është shumë pikëllues për familjen e tij, për ekipin e flotës sonë dhe për tërë forcat e armatosura detare. Ai ishte një luftëtar i dekoruar. Deri tash nuk kemi ndonjë dyshim lidhur me vdekjen e tij”, tha Admirali John Richardson. Ai deklaroi se shërbimi hetues i forcave detare dhe ministria e brendshme e Bahrejnit janë duke bashkëpunuar në hetimin e kësaj vdekjeje.

Scott Stearney ishte bërë pjesë e forcave detare amerikane në vitin 1982, pasi kishte diplomuar në Universitetin “Notre Dame”. Më vonë, ai i kishte mbaruar edhe studimet master në Universitetin e Mbrojtjen Kombëtare. Ai ka shërbyer në disa operacione sulmuese në Afganistan. Kishte shërbyer edhe në pozita tjera, përfshirë rolin e instruktorit në shkollën e armëve detare, shkruan “The Guardian”.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco