Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta para bashkisë së Tiranës

VIDEO - FOTO/ Kundër rritjes së çmimit në karburanteve, Parisi në flakë, përleshje dhe arrestime

VIDEO - FOTO/ Kundër rritjes së çmimit në karburanteve, Parisi në flakë, përleshje dhe arrestime

13:34, 01/12/2018
A+ Aa A-

Parisi sërish në flakë. Përleshjet kanë shpërthyer mes disa protestuesve francezë dhe policisë sërish sot, në fundjavën e tretë të  protestave kundër rritjes së taksave.

Protestuesit ndërtuan barrikada në mes të rrugëve në qendër të Parisit dhe ndezën zjarr.

Mijëra policë u dislokuan në zonë për të përmbajtur protestuesit të cilët kishin dalë rreth bulevardit të famshëm të Champs-Elysees.

Shumë prej protestuesve të quajtur jelekët e verdha ishin të paqtë, por kishte prej tyre që mbanin kapuce të zi dhe grumbullonin materiale ndërtimi, e pllaka të mëdha të kompensatës, në mes rrugeve pranë Harkut të Triumfit dhe i vinin zjarrin.

Ata bëjnë thirrje për bllokim të rrugëve në të gjithë Francën, përfshirë dhe Parisin, ku demonstrata e fundjavës së kaluar përshkallëzoi në dhunë.

Një zëdhënës i policisë së Parisit tha se 16 persona janë arrestuar.

Presidenti francez Emmanuel Macron duke kërkuar të shuajë zemërimin e protestuesve ka premtuar tre muaj bisedime mbarëkombëtare mbi mënyrën më të mirë për ta transformuar Francën në një ekonomi me karbon të ulët pa penalizuar të varfërit.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco