VIDEO/ Princi Saudit dhe Presidenti rus gjejnë njeri – tjetrin, takim pa protokoll

VIDEO/ Princi Saudit dhe Presidenti rus gjejnë njeri – tjetrin, takim pa protokoll

08:42, 01/12/2018
A+ Aa A-

Si presidenti rus, Vladimir Putin, ashtu dhe Princi i Kurorës Saudite, që të dy janë akuzuar për vrasje, por ata e kanë tokur sot me njëri-tjetrin në samitin e G20-ës.Princi i Kurorës Saudite Mohammed bin Salman, i dha Vladimir Putinit dorën në një skenë të jashtëzakonshme gjatë samitit të udhëheqësve të “G20” në Argjentinë.

Salman, i akuzuar nga bashkësia ndërkombëtare për urdhërimin e vrasjes së gazetarit Jamal Khashoggi, është lënë në këmbë vetëm, pasi udhëheqësit e botës e kanë bojkotuar atë në një dhomë takimi, përpara se Presidenti rus të arrinte.

Po ashtu edhe Putini, është ballafaquar me pretendime dhe akuza se urdhëroi sulmin nervor ndaj ish-agjentit Sergei Skripal në Britani. Por kreu i shtetit rus i zgjati në takim dorën e tij princit Saudit i cili e mori me entuziazëm para se të uleshin me buzëqeshje të gjera në fytyrë.

Udhëheqësi rus gjithashtu është vënë nën presionin në rritje në ditët e fundit, pasi anijet luftarake u përplasën, u gjuajtën dhe pastaj u kapën tre anije ukrainase në ngushticën Kerç, në një përshkallëzim serioz të tensioneve rreth Krimesë./ Burimi: Daily Mail/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco