Ndërron jetë ish-presidenti amerikan Xhorxh H.W Bush

Ndërron jetë ish-presidenti amerikan Xhorxh H.W Bush

06:35, 01/12/2018
A+ Aa A-

Ish presidenti amerikan Xhorxh HW Bush ka vdekur në moshën 94 vjeçare, njoftoi për mediat djali i tij George W Bush.

George Bush Sr, siç ishte i njohur, vdiq të premten në mbrëmje, thuhet në deklaratën e dhënë nga familja e tij, përcjell syri.net.

Ai ishte një aviator i Luftës së Dytë para se të hynte në politikë në vitin 1964 si një republikan.

Në prill, ai u shtrua në një njësi spitalore të kujdesit intensiv pasi iu shfaq një infeksion, një javë pas vdekjes së gruas së tij Barbara.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco